Lirohet nga burgu i penduari i Bandës së Durrësit, shteti e strehon jashtë Shqipërisë

Aktualitet

adriatik-coli15Lirohet nga burgu në Shqipëri dhe largohet jashtë vendit, Adriatik Coli, i penduari i bandës së Durrësit i akuzuar nga drejtësia shqiptare për disa vrasje.

Adriatik Colit së bashku me familjen i janë ndryshuar gjeneralitetet dhe është nxjerr jashtë territorit shqiptar për të vazhduar jetën i lirë dhe nën mbikëqyrje të forcave të policisë së shtetit pritës.

Shqipëria mësohet se ka një marrveshje me disa shtete, për strehimin e personave të penduar të bandave të ndryshme, marrëveshje nga e cila ka përfituar edhe Adriatik  Coli.

Në vitet 2007-2008 dëshmia e Colit çoj në pranga 16 persona, ku dënimi më i vogël ishte 15 vjet ndërsa u dhanë 4 dënime me burgim të përjetshëm. Por në përfundim të proceseve gjyqësore, deri në Gjykatën e Lartë përfundimisht i penduari i bandës Adriatik Coli u dënua me 10 vjet burg për 8 vrasjet e kryera nga dora e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Procesi ndaj bandës zgjati disa vite, për këtë fakt Coli përfitoi nga koha e paraburgimit për të përfunduar ditët e dënimit të tij që bënte brenda një ambient të modifikuar në Spitalin e burgut ku mbaheshin të gjithë bashkpëunëtorët e drejtësisë. Për lirimii e tij, minisria e brendshme nuk jep detaje, pasi sipas tyre, të dhënat për këta persona mbrohen me ligj të veçantë dhe për këtë fakt nuk jepen asnjë e dhënë për venndodhjen e tyre.

ME TE LEXUARAT