Durrës, gjobiten 9 lokale, shkelën ligjin antiduhan
Gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, 9 lokale nate në Durrës janë gjobitur për shkelje të ligjit antiduhan dhe mangësi të ndryshme në dokumentacion.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave dhe Inspektoriatin e Shëndetit Publik, ka ndërmarrë një aksion mbi kontrollin e lokaleve të natës, gjatë të cilit janë konstatuar një sërë të metash dhe mangësish në dokumentacionet e tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga ana e inspektorëve tatimorë dhe atyre shëndetësorë u vendosën 9 masa administrative për 9 subjekte, me një vlerë totale prej 2 milionë e 900 mijë lekë, nga të cilat 1.4 milionë për shkelje të ligjit antiduhan.