INSTAT: 46 mijë shtetas u larguan nga Shqipëria në 2014

Aktualitet

instatNë Shqipëri mbi 46 mijë persona mendohet të jenë larguar nga vendi në emigracion përgjatë vitit 2014, sipas përllogaritjeve të bëra nga Instituti i Statistikave i cili publikoi sot të dhënat e fundit mbi popullsinë

Numri i emigrantëve gjatë vitit të shkuar është i përafërt me të gjithë tendencën e vërejtur që gjatë viteve 2000, ku mesatarja e individëve të larguar nga vendi ka qenë prej afër 50 mijë vetësh në vit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Niveli i lartë i emigracionit, ka bërë që popullsia rezidente në Shqipëri të vijë gjithnjë duke u ulur, ndonëse më ritme më të përmbajtura pas vitit 2011. Sipas të dhënave të Instat-it, më 1 Janar 2015 në vend llogariten 2 milion e 893 mijë banorë, një rënie prej mbi 2900 banorë krahasuar me një vit më parë. Rënia mund të ishte dhe më e madhe nëse nuk do të kishte ndikuar fenomeni i kundërt, ai i imigracionit, me mbi 28 mijë persona, të cilët vlerësohet që mund të jenë kryesisht emigrantë,  të rikthyer. Ndërkohë që diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve ka qenë mbi 15 mijë lindje më shumë.

Tirana mbetet qarku me numrin më të madh të banorëve, afër 801 mijë banorë, pasuar nga Fieri me 315 banorë dhe Elbasani me pak më shumë se 301 mijë. Ndërsa numri më i ulët popullsisë është në Gjirokastër, 72.202 banorë, Kukës 85.461 dhe Dibër 136.476 banorë.zeri i amerikes

ME TE LEXUARAT