Gazeta braziliane: Një votë për Blatterin u ble 300 mijë euro

Sport

blatterSepp Blatter vihet sërish në qëndër të polemikave që këtë herë e kanë origjinën nga Brazili. E përditshmja “Estaedao” e akuzon presidentin e FIFA-s se u ka premtuar federatave nga 300 mijë Euro në këmbim të votës së tyre për zgjedhjet që do të zhvillohen gjatë këtij viti.

Në vijim të shkrimit, gazeta në fjalë thekson se Blatter e ka nisur fushatën e premtimeve konkrete menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së tij, duke penalizuar në një farë mënyre konkurrentët e tjerë në këtë garë. Duke konsideruar faktin se federatat që do të votojnë janë 209, nëse të gjithë pranojnë propozimin e Blatter, shuma në total që duhet të paguajë kreu i FIFA-s është 55 milionë Euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Estaedao” zbulon se Blatter ka menduar ta justifikojë këtë veprim në një mënyrë aspak korrekte sepse shumën e akorduar për çdo federatë do ta justifikojë me faktin se këto të holla do të mbulojnë shpenzimet e ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës 2018.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e tij theksojnë se kjo është një mënyrë e jashtëligjshme dhe synon që të afrojë sa më shumë federata rreth kandidaturës së presidentit aktual të FIFA-s. Në këtë drejtim kanë ardhur kritika të ashpra edhe nga vetë UEFA që është deklaruar kategorikisht kundër mënyrës së si po e drejton fushatën elektorale Sepp Blatter.

ME TE LEXUARAT