Rama, Albana Vokshit: Je bërë si Pamela Anderson e Baywatch

Politikë

rama-kuvendKryeministri Rama, gjatë fjalës në Kuvend, ka ironizuar me deputeten e PD-së, Albana Vokshi, për të cilën ka thënë se mund t’i jetë dukur ndonjërit si Pamela Anderson në filmin Baywatch.

“Të krahashohesh me ju është si të krahasosh postën elektronike me postën me zogj. Fakti që e rrënuat shtetin duke e drejtuar me veshë, si ata muzikantë që nuk njohin notat, por i mban gjallë institkti i tallavasë.

Kryetari juaj i riu shkoi në një fshat në kodër dhe në tokë të thatë, urdhëronte qeverinë të shpallte gjendjen e emergjencës. Mund t’i jeni dukur ndonjërit si Pamela Anderson në filmin Baywatch”.- tha Rama gjatë fjalës së tij.

Deputetja demokrate e krahasoi Ramën me aktorin kominik Mr. Bean.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo edhe për vdekjen e foshnjës në Kurbin: “Më më mirë Pamlea Anderson që shpëton njerëz edhe në filmin Baywatch sesa si Mr. Bean që të bën të qeshësh edhe me zor, meqë kryeministrit Rama i pëlqen shumë Pamela, i kujtoj se vajza e vdekur në Kurbin quhej pikërisht Pamela, dhe vdiq e sëmurë pasi jetonte në kontenier dhe qeveria nuk mori asnjë masë”.

ME TE LEXUARAT