Nishani "pa dorashka": Kryeministri, fushatë shpifjesh. Rama: Gjuha e Presidentit e pabesueshme

Aktualitet

nishani-ramaPresidenti i Republikës Bujar Nishani reagon me një deklaratë pa dorashka në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij në lidhje me truallin e tokës ku ndodhet kisha në Elbasan.

Deklarata thekson se Institucioni i Presidentit të Republikës denoncon sulmet politike dhe fyerjet vulgare të organizuara nga Kryeministri i vendit ndaj Kreut të Shtetit Shqiptar në aulën e Parlamentit shqiptar.

“Prej gati dy vitesh, Presidenti i Republikës gjendet nën një fushatë fyerjesh, shpifjesh, kërcënimesh dhe shantazhi të pandërprerë, të organizuara dhe urdhëruara nga kryetari i qeverisë.

Kjo praktikë jakobine, e padëgjuar kurrë më parë në këtë vend, ku dhuna e pushtetit fyen, kërcënon, shantazhon familjen, fëmijët dhe jetën e Presidentit të Republikës është e paimagjinueshme në një vend normal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo, për një qëllim fare të thjeshtë.

Kryeministri nuk po mundet të marrë nën kontroll Institucionin e Presidentit të Republikës’, thekson deklarata.

Sipas saj, shpifjet e ulëta dhe denigruese të urdhëruara nga Kryeministri  i vendit sot në aulën e Parlamentit si një hakmarrje ndaj qëndrimeve institucionale të Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe dinjitetit të shtetit të shqiptarëve nuk do munden dot të nëpërkëmbin dhe asgjësojnë Institucionin e Kreut të Shtetit.

Dhuna nuk do triumfojë kurrë mbi dinjitetin e shtetit. Autoritarizmi nuk do ta mundë dot lirinë dhe demokracinë të cilat shqiptarët i kanë fituar pas vuajtjesh dhe sakrificash të mëdha.

Presidenti i Republikës do vijojë të kërkojë respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të Institucionit, pavarësisht sjelljeve të tilla që nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën, shtetin, kulturën, qytetarinë apo rrugën europiane ku shqiptarët duan të ecin.

Kryeministri Edi Rama reagoi ne lidhje me deklaraten e presidentit duke thene: E paimagjinueshme per nje president republike kjo gjuhe por koha kur kryeministri perdorte po kete gjuhe ndaj presidentit vdiq ne 23 qershor.

ME TE LEXUARAT