Berisha kritika Ramës: Fjalimet e tua sa Milot-Tiranë + 30 minuta

Politikë

berisha ne kuvendIsh-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka ironizuar pasardhësin e tij Edi Rama për fjalime të tejzgjatura në parlament.

Duke ju referuar pikërisht seancës së sotme, Berisha tha se Kryeministri nisi të flasë kur ai ishte nisur nga Miloti dhe vazhdoi gjysëm ore më tej pasi kishte zënë vend në ulësen e Kuvendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-Kryeministri nuk ka hezituar që ti gjejë dhe të ngjashmit e Ramës në këtë pikë.

“ Më duhet ti them parafolësit se në karrierën time politike kombëtare dhe ndërkombëtare tre personat të cilët flisnin më gjatë dhe ky vjen i katërti në botë se u nisa nga Miloti dhe erdha në Tiranë, kur e mori fjalën isha në Milot dhe erdha në Tiranë dhe vazhdoi edhe gjysëm ore. Po kjo, tre persona para tij të cilët mbanin fjalime të tilla, Injacio Çaves, kolonel Gedafi dhe kolonel Kastro Ruz e kanë pësuar shumë rëndë nga fjalimet e tejzgjatura të tyre. Të ketë resekt për parlamentin , publikun, të flasë më shkurt, jo të nisem unë nga Miloti këtu dhe ta gjej në gjysë të fjalës këtë.Kaq. Për mua le të vazhdojë, por unë i tregova rastet. Çaves, Kastro, Gedaf. E mbanin nga një orë e gjysëm Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Sa që kur dilnin ata të gjithë thoshin bu, bu, bu, kush na erdhi”, tha Berisha.

Ironisë së paraardhësit Rama i është përgjigjur po me ironi:

“ Jo besoj ju e vutë re, i riu vajti në Shtyllas ku nuk kishte përmbytje, ky i vjetri në Milot. Edhe në Milot nuk ka pas përmbytje, merre me mend çlidhje kanë këta me problemet e njerëzve”.

ME TE LEXUARAT