Artan Shkëmbi: Nuk rikandidoj sërish, edhe po ma kërkoi PS

Politikë

artgasnKreu i Bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, thotë se nuk do të kandidojë për këtë bashki, edhe nëse ia kërkon Partia Socialiste.

“Nuk do të rikandidoj për një mandat të katërt edhe sikur të ma kërkojë forca ime politike apo kushdo tjetër”, ka thënë Shkëmbi për gazetën Sot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fakt, Rama ka parlajmëruar se nuk do të rikandidohet asnjë kryebashkiak që ka dy apo më shumë mandate.

Por, ndërsa Shkëmbi thotë se nuk do të rikandidojë, një sinjal të tillë për momentin nuk e ka dhënë asnjë prej kryebashkiakëve të tjerë të majtë, shumica e të cilëve kanë të paktën dy mandate.

ME TE LEXUARAT