Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Tahiri: 130 mijë kontrolle për vjedhjen e energjisë dhe 893 të arrestuar

tahiriMinistria e Punëve të Brendshëm është në mbështetje të plotë të gjitha instancave që merren me zhdukjen e fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike, tha sot Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke garantuar se ky aksion do të vijoi deri sa të ndërpritet dhe lidhja e fundit e paligjshmërisë.

I pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja e Energjetike”, Ministri Tahiri theksoi se Policia e Shtetit është në këmbë dhe sot ka fituar një besueshmëri shumë të lartë se më parë.

Ministri i Brendshëm nisi fjalën e tij duke rrëfyer historinë e një punonjësi policie i cili u kap duke vjedhur energjinë elektrike dhe kjo falë një denoncimi të bërë nga një zonjë në polici. “Ja pra një gjest i vogël, ngriti në këmbë për të verifikuar denoncimin që solli dhe arrestimin e punonjësi të policisë që jetonte në një vilë disa katëshe dhe ku kishte lidhur në rrugë jo të ligjshme energjinë”, tha Tahiri, duke vënë në dukje faktin se puna e policisë nga nëntori e këtej është fokusuar vetëm tek vjedhja e energjisë elektrike, përmes lidhjeve të paligjshme, ndërsa mospagimi është një çështje tjetër.

“Vjedhja e Energjisë, nënvizoi Tahiri, është një akt mjaft dëmtues për shtetin dhe që dënohet si një vepër e rëndë penale. Sot numërohen mbi 130 mijë kontrolle të përbashkëta, 853 autor të arrestuar dhe 90% rezultojnë pronar biznesesh të vogla dhe jo vetëm, pra jo të pamundur që s’kanë mundësi të paguajnë, por persona të cilët kanë të ardhura, por që bënin gangsterin përpara ligjit, pasi ishin të përkëdhelurit e sistemit”, vijoi Ministri i Punëve të Brendshme.

Sipas Tahirit, Policia e Shtetit nuk do të ndalë këtu punën e saj, madje garantoi se blutë do të ndalen vetëm kur të ndërpritet dhe lidhja e fundit e paligjshme.

“Jemi të vendosur të vijojmë punën në luftë kundër informalitetit dhe paligjshmërisë. Unë di që kjo rrugë ka shumë vështirësi, të vogla e të më dha, por që kurrsesi nuk nuk mund të sjellin hije dyshimi për misionin tonë, që të presim dhe lidhjen e fundit të paligjshmërisë lidhur me vjedhjen e energjisë elektrike”, nënvizoi Tahiri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.