Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nobeli, Kadare: Shumë mendojnë që e kam fituar, nuk është katastrofë nëse s’e marr

kadareeËshtë nominuar disa herë për çmimin Nobel, po ende nuk e ka prekur atë. Megjithatë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, pritja e telefonatës nga Akademia Suedeze nuk është se e mban zgjuar dhe në ankth.

Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve AFP, pas nderimit me çmimin e madh “Jerusalem Prize 2015″, Kadare shprehet se shtypi ka shkruar aq shumë për nominimin e tij për Nobel sa janë të shumtë ata njerëz që mendojnë se shkrimtari e ka marrë këtë çmim.

“Shtypi ka folur aq shumë lidhur me këtë çështje sa që shumë njerëz mendojnë se unë e kam fituar tashmë atë. Unë jam tashmë pjesë e familjes së atyre që kanë qenë të nominuar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë nuk do të bëhem hyjnor edhe nëse e marr atë çmim.Dhe nuk është fatkeqësi edhe nëse nuk e marr atë çmim” tha ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.