Modelja 83-vjeçare: Sigurisht që bëj seks, di si ta kënaq veten

Showbiz

modelja83-vjecareCarmen Dell’Orefice është supermodelja më e vjetër në botë. Ajo vazhdon të punojë dhe në kopertinën e revistës ‘Nevv You’ 83-vjeçarja duket e mrekullueshme.

Bukuroshja nga Nju Jorku, është shfaqur në kopertinën e ‘Vogue’ që në moshën 15-vjeçare. Ajo ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ndërsa së fundi foli hapur për gjithçka, përfshirë edhe jetën e saj seksuale.

“Sigurisht që kam jetë seksuale, pse duhet të mos kem? Kur ke një makinë Rolls Royce, herë pas here duhet ta ndezësh që të shohësh a punon ende në mënyrë që kur të duash të dalësh xhiro me të, të jetë e vajisur dhe gati”, tha Carmen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur u pyet nëse ajo e “vajis” Rolls Royce-n e saj, 83-vjeçarja u përgjigj: “Di si ta kënaq veten.”

Duke folur për njerëzit që heqin dorë nga seksi shumë shpejt, Carmen tha: “Sepse nuk e kanë nisur siç duhet seksin. Na kanë thënë prindërit mos bëj këtë e mos bëj atë, feja ndalon shumë gjëra dhe në fund doktorët na thonë se nuk kemi më moshë për seks. Seksi duhet të jetë i natyrshëm, si frymëmarrja.”

Carmen shpjegoi edhe si ka arritur të ruajë format gjatë 70 viteve karrierë: “Mua më pëlqen shumë të ha, por kam qenë me fat. Kam një metabolizëm të shkëlqyer.”

ME TE LEXUARAT