Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Energjia, OSHEE: 10 mijë matësit inteligjentë të parë në Tiranë e Durrës

oshe-cela15Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka deklaruar se me fondet e saj, do të investojë 5,3 miliard lekë të tjera për vitin 2015.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Rimëkëmbja energjitike”, Administratori i OSHEE, Adrian Cela tha se gjatë këtij viti është parashikuar fillimi I zbatimit të projektit për instalimin e matësave inteligjentë në 2 qytetet e mëdha të vendit në Tiranë dhe Durrës.

Cela tha në fjalën e tij se do të fuqizohen dhe rikonstruktohen 15 nënstacione, rikonstruksion i linjave të tensionit të mesëm 35 kV, rrjet shpërndarës 20 kV, kabina transformatorësh dhe rikonstruksion rrjetit 10/6 kV.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do ta transformojë plotësisht shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit.

Do të përdorim teknologjinë për të thjeshtuar dhe bërë sa më transparente procedurat e depozitimit dhe shqyrtimit të ankesave. Përmes instalimit të një aplikacioni online, çdo qytetar do mund të ndjekë statusin e ankesës nga shtëpia, biznesi apo zyra.

Qytetarëve do tu vihen në dispozicion forma alternative për pagesën e detyrimeve të energjisë elektrike; përmes bankës, shërbimit celular, pikave të transfertës së parave apo dyqaneve në qendrat tregtare.

Nga kontaktet e përditshme me qytetarët kuptoj se po ecim në rrugën e duhur. OSHEE nuk mund dhe nuk do të shihet më si kompania që abuzon me konsumatorët e saj”, u shpreh administratori i OSHEE..

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.