Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Ahmetaj: Reformat, pikë kthese e domosdoshme në sektorin ekonomik

ahmetajMinistri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi të mërkurën se reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në sektorin energjitik përbëjnë një pikë kthese të domosdoshme në sektorin ekonomik.

Duke folur në konferencën “Rimëkëmbja Energjetike”, ministri Ahmetaj vuri theksin në faktin se treguesit pozitiv të arritur nga OSHEE në një vit inkurjojnë qeverinë me vijmin e reformave të gjithanshme.

“Reformat e thella janë të dhimbshme, të vështira për t’u ndërmarrë dhe duan guxim politik e ndergjegje të qytetarëve, Janë sfidë dhe përgjegjësi”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas tij, 150 milion euro në vit është shuma që zhdukej nga buxheti për shkak të vjedhjes së energjisë. E këtë shumë çdo vit mund të ndërtoheshin, vijoi Ahmetaj, 150 shkolla të reja, 100 km rrugë të reja, çdo vit apo disa qendra shëndetësore. Ai bëri të ditu se kjo shifër rritej vit pas viti për shkak të mungesës së investimeve dhe amortizimit të rrjetit.

Nisma e qeverisë, për rimëkëmbjen e sistemit energjitik, theksoi ministri Ahmetaj, është një mënyrë e re jetese në sistemin elektroenergjitik. “Kishim vizonin e duhur për të bërë këtë gjë”, deklaroi Ahmetaj.
Ai bëri të ditur se qeveria hartoi një model të ri të tregut të tregut të energjisë, vendosi tarifë të re efi]ente të energjisë, mbrojti përmes subvencioneve shtresat në nevojë, si dhe vendosi drejtësi sociale, ku koncepti një paguan e një jo e të gjithë furnizohen, nuk ekziston më.
“Ne duam t’ia kthejmë qytetarit shqiptar paratë e vjedhura në këto vite. Ajo që po bëjmë është se po ndërtojmë një treg të hapur, transparent që mbron konsumatorin”, tha Ahmetaj. Buxheti i shtetit, informoi Ahemtaj ka mbi 80 milionë dollarë si fond rreziku këtë shumë. Kemi mundur të kursejmë 20 milionë dollarë me përmirësimin e performancës. Treguesit pozitiv të OSHEE-së janë inkurajues. Janë 72 mijë aktmarrëveshje të lidhura. Janë 72 mijë qytetarë që kanë përkrahur qeverinë”, theksoi Ahmetaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.