Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tiranë, gjykata liron gruan 40-vjecare që u fye e u rrah nga policët rrugorë

policet-rrugoreGjykata e Tiranës liron nga burgu shtetasen 40-vjecare Alma Martini, gruan që tri ditë më parë u përplas me efektivat e policisë rrugore për shkak të një gjobe të vendosur ndaj saj.
Lirimi i 40-vjecares mësohet se është bërë me kërkesë të prokurorisë së Tiranës.
Ngjarja për të cilën 40-vjecarja akuzohet për goditje ndaj punonjësve të policisë ndodhi në fundjavë kur gruaja u gjobit nga policët të cilët i morën patentën.
Në momentin që ajo kërkoi dokumentin që tja kthenin policët ndodhi edhe konflikti ku fillimisht njëri prej rrugorëve e fyeu rëndë qytetaren dhe më pas e qëlloi atë me shpullë në fytyrë.
Ngjarja u bë e ditur nga një video e regjistruar nga një qytetar në vendin ku ndodhi krimi. Dy efektivat e policisë të përfshirë në ngjarje mësohet se janë pezulluar nga detyra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet