Spitali u ngatërroi fëmijët e sapolindur, familjet fitojnë 2 milionë euro!

Soft

dygrateShumë persona që bëhen prind në momentin e lindjes së fëmijës në maternitet kanë frikën se mos i vogli i tyre ngatërrohet dhe merret nga dikush tjetër.

Kjo gjë u ndodhi familjeve të dy vajzave të cilat u shkëmbyen gabimisht prej infermiereve në lindje. Prindërit e tyre përfituan 2 milion euro kompensim nga drejtësia franceze.

Ky ishte vendimi i një gjykate që urdhëroi klinikën ku ndodhi shkëmbimi, në vitin 1994. Vajzat, të lindura në të njëjtën ditë, janë ngatërruar në inkubator dhe pavarësisht dyshimeve të prindërve, asnjë kontroll më i imtësishëm nuk u krye atëherë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth dhjetë vjet më vonë prindërit e njërës prej vajzave kur panë se ajo nuk kishte asnjë ngjashmëri fizike me ta vendosën të kryenin testin  e ADN-së. Ata zbuluan se asnjëri prej tyre nuk ishte prind biologjik i vajzës që kishin 10 vjet që rrisnin.

Pas kësaj u vunë në kontakt me familjen tjetër dhe megjithëse u vërtetua që kishte ndodhur ngatërresa, asnjëra prej familjeve nuk pranoi që të shkëmbenin sërish vajzat.

Njëra prej nënave, Sophie Serrano mori guximin dhe foli publikisht, ndërkohë që familja tjetër u distancua nga bërja publike e rastit në fjalë. Manon Serrano është ‘viktimë’ e këtij gabimi të klinikës. Ajo flet për takimin e parë me nënën biologjike të saj.

“Është e çuditshme, të takosh një person që e di se është nëna jote biologjike por që është e huaj për ty”, thotë ajo.

ME TE LEXUARAT