Kompania telefonike AMC, në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet

Kliko per me shume info

AMCKompania telefonike AMC i është gjendur pranë popullsisë në zonat e prekura nga përmbytjet duke vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme në ndihmë familjeve të dëmtuara, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp.

Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitrios Blatsios, pasi ka kontaktuar me institucionet shtetërore që po menaxhojnë emergjencën, vendosi që kontributin e kompanisë që ai përfaqëson ta ofrojë për familjet me probleme sociale.

Kliko per me shume info

“Në situata të tilla mbizotëron bashkëveprimi njerëzor dhe ne po japim ndihmën tonë, ku kontributi i AMC shërben për t`u rikthyer shpresën banorëve të përfshirë nga kjo emergjencë humanitare” është shprehur Drejtori i AMC, zoti Dimitrios Blatsios.

Në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror përfaqësuesit e kompanisë AMC kanë identifikuar  familjet që kanë persona me aftësi të kufizuara dhe familjet me përkrahje sociale, të cilëve do t`u lehtësohen humbjet e shkaktuara nga vërshimet e ujit dhe reshjet e shiut. Kompania do ti vijë në ndihmë kësaj kategorie dhe me anën e një sasie pajisjesh elektroshtëpiake, të cilt do të shprëndahen nga AMC në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror.

Ndërkaq, reshjet dhe përmbytjet nuk kanë ndikuar në shërbimet që ofron AMC. Stafi teknik po mban në vëzhgim situatën, në mënyrë që komunikimi të vazhdojë të shërbejë si një ndihmë më shumë në kushtet e emergjencës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here