Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Ivani i tmerrshëm”: Më pengoi droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe, për atë hyra në fushë

ivanIvan Bogdanov, huligani serb që ndryshe njihet edhe si “Ivani i tmerrshëm”, ka treguar arsyet përse është futur në stadium gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Përballja mes Serbisë dhe Shqipërisë ishte ndërprerë kur serbët kishin sulmuar kuqezinjtë.

Huligani serb, i njohur për incidente në stadiumet të ndryshme, i është dorëzuar policisë së Serbisë pasi ishte në kërkim tash e disa muaj.

Bogdanov, i cili ishte i shoqëruar me avokatin Nemanja Govedariq, ka treguar arsyet përse është futur në fushë gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Jam futur për vetëm një arsye. Desha të heq dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe. Ai më pengoi shumë dhe këtë s’e bëri askush deri atëherë”, ka thënë Bogdanov.

Thuhet se huligani serb mund të dënohet deri në 5 vjet, sepse ai e kishte të ndaluar hyrjen ne stadium, e aq më pak në fushë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.