Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Haxhinasto: Hekurudha, mundësi bashkëpunimi dhe zhvillimi rajonal

haxhinastoPromovimi dhe mbështetja e sektorit hekururdhor kanë një rëndësi të madhe për rritjen ekonomike dhe punësimin në vend, deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Deklarata e ministri Haxhinasto u bë gjatë takimit rajonal në nivel ekspertësh “Connect to Europe to Connect Europe (CECE): Upgrading railway as growth engine for SEE ”, që u mbajt të martën në Tiranë ku Shqipëria ka marrë kryesimin në procesin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), për periudhën qershor 2014 – qershor 2015. Haxhinasto informoi po ashtu se Shqipëria është drejt përfundimit të Kodit të ri Hekurudhor .
Duke folur për transportin hekurudhor, Haxhinasto theksoi se prioritetet tona janë lidhja me Maqedoninë dhe se po koordinohet puna për lidhjet potenciale Durrës- Shkup. Kjo, tha ai, është gjithashtu në funksion të Korridorit të 8 Shqipëri-Maqedoni –Bullgari. Përveç kësaj, ministri Haxhinasto theksoi se shihet me interes edhe lidhja me Malin e Zi si dhe Kosoven.

Në planet tona të së ardhmes, kemi qëllim lidhjen me Kosovën, prandaj kemi aplikuar se fundmi për fonde për të pasur mundësinë të financojmë këtë lidhje hekurudhore. Zhvillimet ekonomike vendase janë të rëndësishme, por nuk mund të anashkalojmë zhvillimin rajonal dhe projektet e perbashketa si një mjet i qëndrueshëm për lidhjet rajonale”, u shpreh Haxhinasto.

Lidhja me Evropën, vijoi ai, për të gjithë vendet e Evropës Juglindore është prioriteti kryesor kombëtar.
Lidhur me këtë, ministri Haxhinasto theksoi se duhet të heqim barrierat fizike, të punojmë në standardizimin teknik dhe legjislativ rajonal dhe të përmirësojmë legjislacionin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.