Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ambasadorja e SHBA, Jacobson, përgëzon arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

JACOBSONAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, përgëzoi sot Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për drejtësisë” duke theksuar se pret zbatimin e marrëveshjeve.
Jacobson i ka bërë këto komente në rrjetin social Twitter, pas nënshkrimit të marrëveshjes për drejtësinë mes kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, në orët e para të ditës së sotme, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet