Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Takimi Mustafa-Vuçiç nis në mbrëmje, pas kthimit informohet Kuvendi

isa-mustafa-vitiSot në Bruksel, Isa Mustafa, do të vazhdojë rrugën e paraardhësit të tij, Hashim Thaçit.

Ai me ndërmjetësim të BE-së, do të takohet për herë të parë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Përveçse procesi do të nisë me fytyra të reja nga secila palë dhe me ndërmjetësuesen e re, përfaqësuesen e re speciale të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, zyrtarisht nuk dihet se cila do të jetë agjenda e takimit të parë.

Takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe përfaqësues së BE-së, Mogherini pritët të nisë në orën 18:00 më pas me delegacionin e Serbisë, ndërsa takimi ndërmjet dy kryeministrave pritet të nisë dikur rreth orës 20:00 në mbrëmje. Prishtina dhe Beogradi zyrtar kanë ofruar qëndrime kontradiktore sa u përket temave që do të diskutohen, derisa nga Brukseli kanë thënë se do të bisedohet për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ky takim i kryeministrave, nga lëvizja “Vetëvendosje” po shihet si jo legjitim dhe i papranueshëm. Zyra e kryeministrit Mustafa njofton se për rezultatet e takimit, kryeministri Mustafa, pas kthimit në Kosovë, do të informojë Kuvendin.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot në Bruksel hapet kapitull i ri i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.