Sonte finalja e “Dancing With The Stars Albania”, ja kush janë finalistët

Showbiz

dancing-with-the-starsSpektakli qe për 11 jave ka mbajtur mbërthyer para ekranit teleshikuesit shqiptare, kurorëzon këtë te hëne ne mbrëmje fituesin e edicionit te 5. Ne vigjilje te kësaj finaleje, emocionet e konkurrenteve bëhen gjithnjë e me te forta.

5 finalistwt, Heidi dhe Edi, Amos dhe Adela, Tuna dhe Simone, Kristi dhe Ermira, Evi dhe Andrea do te perfomojne sot ne mbrëmje per here te fundit ne skenën e spektaklit “Dancing With The Stars Albania”. Vetëm njeri prej tyre do te jete fitues i nje apartamenti qe kompania lider e ndërtimit “Edil Al”, do te japë për fituesin e garës.

Përballja do te jete e forte dhe çiftet do te garojnë ne 4 disiplina. Mbrëmja e sotme do te ketë edhe surpriza. Te ftuarit special te kësaj nate do te jene finalistet e spektralit si moter ne Itali “Bailando Con Le Stele”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Behet fjale për Giusy Versace dhe Raimondo Todaro. Ndërsa trupa e baletit ka përgatitur nje numër special. Ne këtë mënyre edicionit te 5 te këtij spektakli i erdhi fundi, për te pritur pas disa orësh fituesin e kësaj gare. Ky format televiziv, i pari ne llojin e tij ne Shqipëri, nisi rrugëtimin ne vitin 2010. Ne edicionin e pare dhe shume te suksesshëm fitues doli Oni Pustina.

Ndërkohë ne edicionin e dyte triumfoi Enver Petrovci. Sezoni i trete ju besua konkretisht këngëtares Elvana Gjata, ndërsa ne edicionin e katërt, publiku votoi për Lori Hoxhen. Edhe ne këtë edicion, te mbushur me spektakël, sfida dhe emocion, do te jete publiku qe me votat e tij do te përcaktoje fituesin e 5 te “Dancing With The Stars Albania”.vizion+

ME TE LEXUARAT