Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

INSTAT: Inflacioni në janar llogaritet 1.3 %

instat-4Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin janar të këtij viti arriti 118,6 %.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave, publikuar të hënën ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %.

Rritja vjetore në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,88 pikë përqindje. Çmimet e grupit “pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,17 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira,ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “komunikimi” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “transporti” dhe “shëndeti” kanë kontribuar respektivisht me -0,23 pikë përqindje dhe -0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me muajin janar 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shërbimi arsimor” me 11,0 %, pasuar nga grupi “pije alkoolike dhe duhan” me 4,6 %, grupi “komunikimi” me 3,8 %, grupi “mallra dhe shërbime të ndryshme”me 2,9 %, etj. Çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,2 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 8,5 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 7,0 %, “qumësht, djathë e vezë” me 2,8 %, etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 5,1 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 3,0 %, etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “shëndeti” me 5,2 %, pasuar nga grupi “transporti” me 3,7 %. Ndryshimi mujor i indeksit është 1,4 %. Krahasuar me muajin dhjetor 2014, rritja më e madhe e
çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,3 %, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” me 19,0 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin
“transporti” me 1,5 %. Krahasuar me muajin dhjetor 2014 çmimi i eurodiezelit u ul me 4,4 % dhe çmimi i benzinës u ul me 3,7 %./

Leave A Reply

Your email address will not be published.