Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Alexis Sanchez: Pres ta sfidoj Neymarin në ndeshjen Brazil-Kili

sanchezMuajin e ardhshëm në stadiumin e Arsenalit “Emirates”, do të zhvillohet ndeshja miqësore Brazili-Kili.

Kjo sfidë do të luhet më 29 mars dhe atë me padurim po e pret sulmuesi i “Topçinjve”, Alexis Sanchez. “Jam i ngazëllyer që do të kem rastin të luaj për Kilin kundër rivalit tonë të madh, Brazilit, para tifozëve të Arsenalit në ‘Emirates’”, ka theksuar Sanchez.
“I gëzohem kësa ndeshjeje, pasi do të luaj kundër një miku të mirë si Neymar, por edhe shokëve tjerë nga kombëtarja e Brazilit. Ndeshjet ndërmjet Brazilit dhe Kilit gjithmonë janë interesante, por për mua kjo ndeshje do të jetë e veçantë pasi luhet në ‘Emirates’”, ka shtuar Sanchez.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.