Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

YouTube në Pakistan mbetet i bllokuar

youZyrtarët në Pakistan kanë thënë se ndalesa e YouTube-it në këtë vend do të mbetet në fuqi për kohë të pacaktuar. Pakistani ka bllokuar ueb-faqen për shpërndarjen e videove qysh në shtator të vitit 2012, kur është shfaqur filmi “Pafajësia e myslimanëve”, i cili ka shkaktuar protesta në mbarë botën, pasi është thënë se fyen Islamin. Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se, që atëherë, nuk kanë gjetur ndonjë mënyrë tjetër për të filtruar përmbajtjen me blasfemi. Mbështetësit e fjalës së lirë thonë se Islamabadi përdor fenë si pretekst për të rritur censurën. Në vitin 2010, Pakistani ka mbyllur Facebook-un për gati dy javë. REL

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.