Van Gaal në kërkim të një mbrojtësi

Sport

van-gaalManchester United kërkon nje mbrojtës te fuqishem dhe prej ditesh, menaxheri Louis van Gaal eshte vënë në kërkim të një perforcimi per repartin difensiv.

Së fundmi ai ka shprehur interesim për mbrojtësin e vlerësuar të Feynoordit, Terence Kongolo. Gjithsesi, për të siguruar shërbimet e këtij mbrojtësi, Djajtë e Kuq duhet të eliminojne konkurrencën e Southampton dhe Manchester City.

Nderkohe, United ka edhe nje variant tjeter, duke planifikuar shitjen e Adnan Januzajt. E ardhmja e futbollistit kosovar nuk do të jetë te Mancehster United.

Sipas informacioneve të fundit nga mediet angleze, Unitedi ka vendosur që t’ia propozojë PSG-së Adnan Januzaj për t’ia marrë mbrojtësin Marquinhos. Ish-mbrojtësi i Romës është dëshira kryesore e Louis Van Gaal, ndaj operacioni konsiderohet si i mundshëm, pasi edhe PSG-ja kerkon sherbimet e Januzajt

ME TE LEXUARAT