Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Simeone feston fitoren ndaj Realit, Anceloti: Ishim katastrofë

atletico-real-madridI dorëzuar kështu u shfaq trajneri i Realit të Madridit Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp pas ndeshjes derbi. Numri 1 stolit të Los Blancos përgëzoi Atleticon për fitoren fantastike 4-0 duke theksuar se skuadra e tij nuk bëri asgjë për të merituar dicka më shumë në këtë sfidë.

” Është shumë e thjeshtë, Atletico meritoi ta fitonte ndeshjen sepse triumfoi në të gjitha aspeket. Ata luftuan, patën intensitet, luajtën në mënyrë të shkëlqyer dhe mbi të gjitha dhanë gjithcka në fushën e lojës. Për të kuptuar më mirë atë se cfarë ndodhi duhet të analizojmë gjithcka me vëmendje në ditët e ardhshme. Na vjen shumë keq për këtë humbje. Unë mendoj se duhet ta ndryshojmë menjëherë këtë sjellje dhe nuk duhet ta përsërisim për asnjë arsye në sfidat e radhës. Gabuam në gjithcka. Në cdo moment ishim një hap pas kundërshtarit. Asnjë lojtar i skuadrës tonë nuk luajti mirë në këtë takim”.

Në vijim Ancelotti u bëri me dije të gjithëve se pavarsisht humbjes turpëruese është Reali ekipi që komandon La Ligan.
” Atletico luajti shumë më mirë dhe e meritoi fitoren, megjithatë llogaritë bëhen në fund. Aktualisht ne kryesojmë La Ligan dhe do të luftojmë për titullin deri në ndeshjen e fundit”.

Jashtëzakonisht i lumtur për suksesin e skuadrës së tij u shfaq trajneri i Atleticos Diego Simeone. El Cholo falenderoi të gjithë futbollistët e Los Colchoneros për paraqitjen që dhuruan në fushë teksa theksoi se ekipi luajti një futboll fantastik dhe ai është krenar për një fakt të tillë. Me këtë fitore kampionët e Spanjës e ngushtuan në vetëm 4 pikë distancën me Realin për kreun e klasfikimit. I pyetur për shanset që ka Atletico të fitojë sërish La Ligan, Simeone deklaroi se skuadra e tij do ti marri ndeshjet një e nga një duke shpresuar që në fund të shpallet kampione.ssport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet