Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Shfaqen fotografitë e para të konceptit Kia Trailster

kiaKompania Kia Motors përmes një deklarate të shkurtër dhe publikimit të një fotografie në fund të muajit të kaluar, pati njoftuar se gjatë muajit shkurt do të prezantojë konceptin e ri elektrik të modelit Kia Trailster në panairin e veturave në Çikago.

Në ndërkohë është paraqitur një tjetër fotografi, në të cilën shihet emri i këtij koncepti – Trailster, transmeton Koha.net. Koncepti është i bazuar në modelin Soul dhe përveç sistemit 4×4, ky koncept posedon një eksterier të jashtëzakonshëm.

Për eksterierin e këtij koncepti përgjegjës është studio Kia Designs me seli në Kaliforni.

Premiera e këtij koncepti është shumë afër, më 12 shkurt, ndërsa mbetet të presim për më shumë detaje dhe fotografi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.