Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Polici- OSHEE: Ndërpriten lidhje të tjera të paligjshme të energjisë

oshePolicia e shtetit, në bashkpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e tyre të përbashkët dhe kete jave kanë  kontrolluar 301 kabina elektrike dhe kane ndërprerë 4.400 lidhje të paligjshme te abonenteve debitorë.

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 135 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE çdo ditë. Ndërkaq, si rezultat i 5.807 rasteve të kontrolleve të përbashkëta, janë evidentuar 122 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 122 autorë

Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 35 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike . Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim 37 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 50 persona.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet