Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përmbytjet, 95 familje janë rikthyer në banesa

permbytjeShtabi i Emergjencave ka bërë një vlerësim të situatës së përmbytjeve në jug të Shqipërisë. Janë 602 banesa të cilat janë prekur nga vërshimi i ujrave, ndërsa 5600 hektarë toke është përmbytur nga ujërat, kurse 3500 hektare ndodhet ende nën ujë.

Sipas Shtabit të emergjencave janë evakuuar 110 familje, ndërsa 95 familje pas normalizimit të situatës u kthyen në banesat e tyre.

Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social facebook  shkruan se Plani i solidaritetit në funksion në zonat e përmbytura. Regjistër ndihmash me gjithë emrat e familjeve të prekura. Shteti në krye të detyrës!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet