PD: Dora që goditi gruan, dora e sistemit që ngriti Rama

Politikë

salianjiPas publikimit të videos ku një polic godiste një qytetare ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Ervin Salianji, drejtor i Departamentit për të Drejtat e Njeriut ka sulmuar qeverinë lidhur me incidentin e ndodhur pranë stadiumit Dinamo.

“Nuk ka qelizë që nuk të dridhet nga përçimi i këtij brutaliteti shtetëror. Fytyra e arrogancës ka një emër dhe fytyrë, atë të Edi Ramës. Me këto skena përballen çdo ditë shqiptarët. Arroganca e qeverisë godet përditë të pamundurit. Por të gjitha këto do t’i kthehen pas si një ortek shuplakash”, tha Salianji.

ME TE LEXUARAT