Nga e hëna ulen temperaturat përgatituni për të ftohtë polar

Aktualitet

ngrica-rrugeMos mendoni se i ftohti dhe reshjet e shiut apo dëborës kanë mbaruar.

Nga e hëna përgatituni për temperatura që do të shkojnë deri në -12 gradë celcius në zonat malore dhe -5 gradë celcius në zonat e ulta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas meterologëve masat e ftohta ajrore që po vijnë nga veriu i kontinentit kanë filluar të depërtojnë mbi rajon, ndërsa gjatë mbrëmjes do të arrijnë edhe mbi vendin tone

Të hënë përveç temperaturave të ulta do të ketë dhe rreshje.

Për të martën meterologët parashikojnë që temperatuar nën zero të jenë prezente por do të kemi një ndalim të reshjeve (shiu në zonat e ulta dhe dëborë në zonat malore).

Kjo situatë parashikohet deri nga mesi i javës.  Gjithashtu do të fryejnë edhe erëra të ftohta veriore të cilat do të jenë më të theksuara gjatë ditës së nesërme me shpejtësi 6-12m/s (20-45km/h).

 

 

ME TE LEXUARAT