Mbi 1 mijë të ikur kosovarë ndalohen në Budapest

Kosovë&Rajon

kosovareeeStacionet e trenave në Budapest janë mbushur me kosovarë. Nga aty, emigrantët marrin një biletë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera të BE-së. Por, policia ka rënë në gjurmët e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar më shumë se 1 mijë persona. Udhëtimi i gjatë dhe maltretimet e policisë kanë bërë që shumë kosovarë të kërkojnë kthimin në atdhe por ka edhe të tjerë që këmbëngulin në rrugën që e kanë nisë.

Stacioni i trenit në Budapest për çdo ditë mbushet me qindra emigrantë ilegalë nga Kosova. Në mesin e tyre ka shumë fëmijë, gra shtatzëna madje edhe persona me nevoja të veçanta. Vetëm gjatë ditës së sotme janë ndaluar nga policia hungareze më shumë se 1 mijë shtetas të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

RTK ka takuar disa prej tyre në stacionet e trenit në Hungari, të cilët kanë treguar për vështirësitë e udhëtimit deri në Budapest.

E situata e tyre vështirësohet pasi që ata të hyjnë në Hungari. Qytetarët të cilët ndalohen nga policia kufitare, pasi të paraqesin kërkesën për azil urdhërohen të shkojnë në qendrat e azilkërkuesve, por ata nuk i përmbahen rregullave duke tentuar sërish të udhëtojnë në mënyrë ilegale drejt vendeve të tjera të BE-së.

Por edhe pas kësaj ata sërish përfundojnë në stacionet policore pasi masat e kontrollit në stacionet e trenit janë shtuar dukshëm nga policia hungareze, duke ua konfiskuar biletat e udhëtimit për linjat ndërkombëtare. Sipas policisë, qytetarët nuk duhet të refuzojnë të shkojnë në qendrat e azilkërkuesve për të tërhequr kërkesën për azil pasi nuk ekziston ndonjë formë tjetër ligjore për t`u kthyer në vendlindje.

E qytetarët të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në qendrat e azilkërkuesve me ditë të tëra po sillen rrugëve të Budapestit duke i mbajtur fëmijët të uritur dhe në ambiente të ftohta, në pamundësi për të udhëtuar diku tjetër.

ME TE LEXUARAT