Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kjo modele super-seksi po i shqetëson prindërit (Foto+16)

modele6Shfaqja e Hannah Davis në kopertinën e “Sport Illustrated”, e veshur vetëm me një kostum banjoje, mund të jetë ëndrra e saj që bëhet realitet, por për prindërit do të jetë një makth i vërtetë. KopertinaTë rriturit do ta kenë të vështirë t’u shpjegojnë fëmijëve përse 24-vjeçarja bukuroshe për pak del tërësisht nudo.Kopertina e revistës ka shkaktuar shumë polemika që nga dita e publikimit të saj, të mërkurën, pasi modelja shfaqet teksa ul pjesën e poshtme të kostumit të banjës në një plazh në Ishujt e Virgjër. Nëpër forumet e mediave prestigjoze amerikane online, si “Washington Post”, kanë qarkulluar një sërë kritikash të tipit “Mesazh i tmerrshëm për vajzat e reja”, “Revista duhet të ndryshojë emrin në ‘SI Playboy’”. Ndërsa një komentator shkoi më tej duke akuzuar revistën për “kontribut në përshpejtimin e procesit të humbjes së pafajësisë”.

Në një sondazh të “US Weekly”, 72 për qind e mbi 12 mijë të intervistuarve e konsideronin kopertinën “material erotik”. Ndërsa në një sondazh analog të “Yahoo Health”, 48 për qind e të intervistuarve e komentuan atë si “degradim”. Kosovarja-kS

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet