Kandidimi për kryetar bashkie në Tiranë, flet Arben Ristani

Politikë

ARBEN-RISTANI-DEKLARATE-640x340Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka hedhur poshtë lajmet e publikuara sot në media në lidhje me kandidimin e tij për kryetar bashkie në Tiranë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në mesin e vitit 2015.

“Kontributin tim do ta jap në strukturat e PD për të punuar cdo ditë me energji, jo vetëm për zgjedhjet lokale por për fitoren e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në pushtet”, ka thënë Ristani.

Ai ka thënë se as nuk i ka shkuar në mendje ndonjëherë të kandidojë për Tiranën.

Deklarata e tij në media vjen vetëm pak orë pasi shtypi i shkruar referuar burimeve nga PD, njoftoi se Ristani ishte kandidati i demokratëve për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të ardhshme.

ME TE LEXUARAT