Itali, shqiptari kapet me 1 kg kokainë dhe 150 kg marijuanë

Aktualitet

marijuanePolicia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, pasi i kanë gjetur në banesë rreth 150 kilogramë marijuanë.

Sipas medieve italiane, në pranga ka rënë Dritan Lula, 38 vjeç. Ai u arrestua nga karabinerët në Pavia, në Lombardi.

Lula u ndalua ndërsa po drejtonte një makinë Audi A3. Gjatë kontrollit të makinës poshtë sediljes së prapme i gjetën 10 pako me marijuanë me peshë 5 kg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit në banesën e tij iu kapën në papafingo 8 çanta të mëdha me rreth 150 kg marijuanë. Një një kuti këpucësh karabinierët zbuluan 1 kg kokainë të pastër. Sipas ekspertëve droga e sekuestruar ka vlerë rreth 2 milion euro.

 

ME TE LEXUARAT