Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I jepet lamtumira Sali Kelmendit, ish-kryebashkiakut të parë të Tiranës

kelmendiSali Kelmendit, ish-Kryebashkiakut të parë pluralist të Tiranës iu dha sot lamtumira e fundit. Miq, të afërm dhe politikanë kryen homazhe pranë trupit të tij.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, vlerësoi kontributin e Kelmendit, duke nënvizuar rolin që ai luajti në transformimet e para që pësoi kryeqyteti falë punës së tij.

“Shërbeu me devocion, me përkushtim në kohë të vështira, kufizimesh të mëdha, mundësish të pakta, nevojash dhe sfidash të mëdha për qytetin e Tiranës dhe për qytetarët e këtij qyteti dhe e vazhdoi këtë shërbim si nëpunës civil i qytetit i rangut më ekselent, deri në fund”.

Përveç drejtimit të Bashkisë së Tiranës, Sali Kelmendi, u angazhua politikisht që në fillimet e karrierës së tij në 1990, por ju përkushtua së djathtës në vitet ’97-’99, ku mori pjesë në një mori aktivitetesh të saj. Ish-kryeministri Berisha, i cili mori pjesë në homazhe vlerësoi kontributin e tij politik.

Sali Kelmendi ndërroi jetë të shtunën me 7 shkurt nga një atak kardiak. Ai mbylli sytë në moshën 68-vjeç, duke lënë pas një karrierë të rëndësishme politike.

Nga viti 1992-1996 ai drejtoi Bashkisë e Tiranës dhe po në këto vite PD ka fituar 5 zgjedhje rresht në këtë qytet.

Ai mbahet mend si Kryebashkiaku që i dha hov industrisë së ndërtimit, strehimit të të pastrehëve dhe të përdjekurve politikë si dhe restaurimin e një sërë veprash publike.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet