Historia e sirianes që u martua me militantin e ISIS-it, që të mos ia vrisnin babanë

Soft

siriKy është vetëm fillimi i historisë së Hanan (emri i saj nuk është i vërtetë, për shkaqe që dihen). Në rrëfimin e saj, Hanan tregon se ishte e detyruar të martohej me një luftëtar të IS-it në këmbim të jetës së babait të saj.

Familja e 25-vjeçares ishte persekutuar nga militantet e IS-it, të cilët vendosën që kushti i vetëm për lirimin e tyre të ishte martesa e Hananit me kreun e Policisë së Sheriatit. Emri i tij ishte Ebu Muhamed el-irakian. Ajo rrëfen se martesa me xhihadistin ishte një ankth, transmeton tch.

“Më mbyllte brenda katër mureve të shtëpisë, e vetmja gjë që më lejohej ishte të përdorja telefonin dhe të flisja vetëm në prezencën e tij me familjen time. Ai ishte si gardian, ndërsa unë e burgosura. Natën, Ebu përjetonte ankthe paniku, flinte me armë poshtë jastëkut. E nëse dera binte, atëherë ai e hapte vetëm pasi kishte vendosur maskën në fytyrë dhe armën në një dorë”, thotë Hanan.

Por, pas një muaji martesë, Ebu Muhamed gjeti vdekjen në luftime.

“Ata donin që unë të martohesha sërish, sepse, sipas ideologjisë, unë nuk mund të qëndroja pa një burrë në krah. Kjo ishte shumë për mua”, thotë Hanan.

“Do të jem sërish një shërbëtore nën maskën e martesës. Jam e shkatërruar”, thotë vajza e re.

Raportet flasin se rreth një e treta e vajzave që martohen me militantët e IS-it, janë nën moshën 18 vjeç, madje kohët e fundit ka pasur raste ku janë bërë publike martesat e xhihadistëve edhe me vajza 9-vjeçare.

Përveç rasteve të martesave me detyrim, ditët e fundit kanë mbërritur edhe raporte për shitblerje fëmijësh e keqtrajtime të vazhdueshme, çka e bën edhe më të zezë panoramën e krimeve e terrorit të të ashtuquajturit Shteti Islamik, që po përballet prej shtatorit 2014 edhe me një fushatë sulmesh ajrore përballë një koalicioni të gjerë shtetesh ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT