Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fotoja që provokoi Shkëlzenin

shkelzeniiiNjë foto e postuar në Facebook-un e kryeministrit ka prekur Shkëlzen Berishën, djalin e Saliut. Ai e ka marrë foton dhe e ka ndarë me miqtë në profilin e tij, duke i shtuar një koment.

“Ndërsa ngroh menderen në makinën e tij luksoze, «turisti» i përmbytjes në vend të ndihmës, shkëput fragmente fotosh për ekspozitën e radhës”, shkruan Zeni. Komentuesit nuk merren fare me foton, por me fjalët që thotë, ata i vënë në dukje faktin se ai ka shumë dëshirë dhe i vjen për mbarë të përdorë shpesh fjalët: mendere, banja, letra higjienike… gjethe fiku, e kështu me radhë. Ata habiten dhe nuk gjejnë dot shpjegim për këtë fjalor të kufizuar që përdor Berisha i vogël, sa herë që bën ndonjë koment në rrjetet sociale.

Ka nga ata që shprehen të keqardhur, pasi vënë në dukje faktin se ai është rritur në një familje me influencë, në një familje që ka qeverisur vendin dhe pa diskutim ka dëgjuar më shumë se sa kaq në rrethin ku është formuar. A konsiderohet kjo një dramë për familjen Berisha?! Për t’u rikthyer te fotoje, një histori të tillë ka përjetuar edhe veriu i vendit për disa vite me radhë, por në Facebook-un e Shkëlzenit nuk gjejmë asnjë pamje të shkrepur në këto anë dhe asnjë shkronjë të hedhur për situatën e krijuar vitet e fundit. Ku mund të ishte Zeni në ato kohëra kur përmbytej Shkodra!? Në Maldive ndoshta? (gazeta Dita)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet