Fier-Vlorë, automjeti humb kontrollin e del nga rruga plagosen 4 persona

Aktualitet

ambulanca14Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e katër personave është shënuar ditën e sotme në aksin Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja ku një automjet tip Benz me targa AA 764 KG ka humbur drejtimin duke dalë nga rruga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët ndodheshin në automjet, por identiteti i tyre nuk dihet ende.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT