Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fier, banorët e Ferrasit bllokojnë makinën, udhëtonin Premçi e Veliaj

policia-fierZyra e shtypit e Partisë Demokratike shpërndau një video amatore, në të cilën banorë të një fshati të përmbytur që identifikohet si fshati Ferras në Fier i kanë bllokuar rrugën një karvani makinash në të cilat udhëtonin zyrtarë të lartë të shtetit.

Në filmimet shfaqen banorë që të acaruar i kanë prerë rrugën dhe kanë rrethuar një makinë. Teksa bërtasin në kor “Turp! Turp!”, banorët nuk ngurojnë që personat që ndodhen në mjet edhe ti ofendojnë me fjalë fyese.

Përfaqësues të zyrës së shtypit të PD-së, në njoftimin për mediat sqarojnë vetëm se në makinë udhëtonin kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe Ministri i Mirëqënise Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Një tjetër video e filmuar disa minuta mjë vonë tregon se makina është lejuar të kalojë, por banorët theksojnë faktin se mjeti me të cilin thonë se udhëtojnë zyrtarë të shtetit nuk ka targa.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Fierit mësohet se ka shoqëruar disa anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Fatjon Bathorja, Zekri Picari, Gentjan Gjonaj dhe Esard Mulaj janë dërguar në Drejtorinë e policisë së qarkut Fier, pasi dyshohen si organizatorë të incidentit.

Por vetë anëtarët e FRPD-së thonë se sot ishin në Ferras vetëm për të shpërndarë ndihma.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet