Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit do të transmetohet pa pasur fare shkëputje të kuadrit, në nder të filmit “Birdman”.
Kështu ka lajmëruar udhëheqësi i këtij viti, aktori Neil Patrick Harris, duke e bërë publikun mjaft kureshtar, transmeton Koha.net.
Filmi “Birdman” udhëheq këtë vit me 9 nominime gjithsej, përfshirë atë për filmin më të mirë të vitit dhe regjinë më të mirë.
Ai është xhiruar më vetëm një kamerë, pa pasur fare shkëputje, gjë që e bën atë ndër filmat më të mirë të viteve të fundit.
Ceremonia e Oscar do të mbahet më datën 22 të këtij muaji.