Basha: Solidariteti njerëzor është i rëndësishëm, por nuk zgjidhet kriza me ndihma

Politikë

BASHAKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar sot se fatkeqësia e familjeve të përmbytura është edhe fatkeqsia e Partisë Demokratike.

“Qeveria ka një reagim të dobët, pasi ngurron të shpalli gjëndjen e jashtezakonshme”, thekson ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Solidariteti njerëzor është i rëndësishëm, por nuk zgjidhet kriza me ndihma. Përmbytjet mund të zgjasin, njerëzit kanë nevoje të ushqehen cdo ditë. Gjëja e gjallë gjithashtu. Nuk bëhet pa ndërhyrje të fuqishme të qeverisë. Ne vend te vihet ne krye të punëve, kryeministri bën ndërmjetësin dhe fton biznesmenet të paguajne. Kjo nuk është punë qeverie, por OJQ-je. Qeveria ka fonde, ligj, plane ndërhyrjeje të fuqishme në rast fatkeqësish natyrore”, ka nënvizuar Basha.

ME TE LEXUARAT