Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksioni i INUK, shenjestrohen 1 mijë ndërtime pa leje në Vlorë

inuk-vloreeInspektoriati Urbanistik Kombëtar ka shtrirë aksionin e tij në qytetin e Vlorës ku janë identifikuar një numër i madh ndërtimesh pa leje.
Inspektorët e shpërndarë në terren në qytetin bregdetar kanë verifikuar 1000 objekte të ndërtuara pa leje dhe që do të jenë pre e fadromës së INUK-ut.

Objektet pa leje janë kryesisht shtesa katesh dhe biznesesh për të cilët të zotët e tyre jo vetëm kanë shkelur ligjin, por kanë zaptuar dhe trotuaret apo hapësira të tjera të qytetarëve në qytetin jugor.

Inspektoriati Urbanistik Kombëtar thotë se gjatë këtij aksioni nuk është hasur në rezistencë të pronarëve të këtyre objekteve pa leje, por qytetarët kanë bashkëpunuar me inspektorët.

Sipas INUK-ut, aksioni do të vijojë në qytetin bregdetar deri  kur në territorin e tij të mos mbetet asnjë objekt i ndërtuar në kundërshtim me ligjin duke uzurpuar hapësirat e qytetarëve .

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
3 Comments
  1. qytetrim says

    Bravo vendimi i mare nga qeveria per prishjet te kthebet ne qytet turistik se ishte kethyer ne geto .po prishjetne orikum dhe radhim se eshte ber nje virus abuzimi pa leje plazhet me ca ndertime qe vetem hotele nuk jan kan zen plazhe dhe ambjente te ndryshme

  2. ligji says

    Jo prishje selektive si te lulishte shelgu .,…..ku nje kioske lulezon akoma…….

  3. ali says

    Ikni o lepirsa , Jo prish kte jo prish kte ate , Jo shelgu jo orimkumi , dhe m tuaja
    T ndalojn njeherte vjedhin vetj
    T ndertojn njehere se me prish esht kollaj

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet