Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vushtri, qytetari i kërkon punë Jahjagës: Ishim të dashur për 2 vjet në shkollë

qytetari-jahjagaPresdentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të premtën ka vizituar Vushtrinë, ku është takuar me banoret dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre bazuar në ikjet e fundit masive të kosovarëve drejt vendeve të BE-së.
“Vizite Vushtrrisë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve tanë, për t’u thënë se Kosova është vendi i tyre. Na duhet edhe nje shtytje per ta bere Kosoven vend sic e deshiruam. Pa ju, Kosova nuk mund te behet”, ka shkruar Jahjaga ne profilin e saj zyrtar ne Facebook.
Presidentja e Kosoves gjithashtu ka postuar edhe dy foto ne Facebok, duke u takuar me qytetaret e Vushtrise, ku njera nga keto foto paraqet nje burre te laguar nga shiu, qe qan dhe i mban doren Jahjages. Nderkohe i pyetur nga mediat kosovare ky person ka thene se “i ka kerkuar ndihme ish te dashures. Per hir te asaj dashurie qe e kemi pasur iu luta qe te me gjeje nje pune, ose te me mundesoje te iki larg nga ketu. Presidentja vetem me shtrengoi doren dhe me sy ma beri me dije qe nuk mundet te beje gje” ka shtuar ai.
Ky person ka pohuar se ka pasur nje lidhje me Jahjagen gjate kohes se studimeve për dy vjet, por Jahjaga nuk ka dashur te prononcohet rreth kesaj ceshtjeje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet