Ukrainë,10 të vrarë në 24 orë, rifillojnë bombardimet në Debaltseve

Bota

ukraine-luftime3Të paktën pesë ushtarë ukrainas dhe pesë civilë u vranë sot në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që bombardimet rifilluan sot në Debaltseve, një prej pikave të nxehta të konfliktit, pas një armëpushimi të shkurtër.

“Rebelët kanë filluar sulmet që prej mëngjesit në lagjet në veri të Debaltseve”, shkruan shefi i policisë rajonale në Kiev, Viatcheslav Abroskine në rrjetin social ”Facebook”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Debaltseve, nyja hekurudhore strategjike mes qyteteve rebele të Donetskut dhe Luganskut është bërë që prej shumë javëve skenë e luftimeve mes separatistëve prorusë dhe forcave ukrainase që vazhdojnë të mbajnë nn kontroll qytetin.

“Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 26 janë plagosur këto 24 orët e fundit në lindje të vendit”, njoftoi një zëdhënës ushtarak ukrainas, Volodymyr Poliovyi në një konferencë shtypi

ME TE LEXUARAT