Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

SHBA: Boko Haram ka mbi 5 mijë anëtarë

boko haramZyrtarë të intelegjencës amerikane thonë se grupi militant Boko Haram i Nigerisë ka në përbërjen e tij midis 4 mijë dhe 6 mijë luftëtarë.

Grupi militant ka disa muaj që i ka intensifikuar kryengritjet e dhunshme në verilindje të Nigerisë.

Sipas një vlerësimi që këtij grupi militant i është bërë për pesë vite, grup i cili ka kryer edhe masakra dhe rrëmbime edhe në shtetet fqinje të Nigerisë, Boko Haram nuk përbën kërcënim të madh për rafineritë e naftës në Nigeri.

Zyrtarët amerikanë thanë se militantët ende vazhdojnë t’i mbajnë 300 vajzat që i kanë rrëmbyer vitin e kaluar por ato, sipas tyre, i kanë shpërndarë në disa vende.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet