Policia arreston 2 persona, publikuan foto e video duke gjuajtur me armë

Kosovë&Rajon

armeDy persona janë arrestuar, pasi që kishin publikuar vetë fotografi dhe video ku shiheshin duke mbajtur e gjuajtur me armë.

Në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë, Policia e Kosovës ka kapur të dy personat, ndërsa pas bastisjes në shtëpitë e tyre nuk është gjetur armë. Policia po i mban të dy personat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që pas publikimit të disa fotove dhe një video incizimi në te cilën janë parë duke mbajtur dy armë dhe njëkohësisht duke shkrepur me armë. Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata janë kontrolluar lokacionet e banimit të dy të dyshuarve ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Te dyshuarit pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Një tjetër rast është shënuar në Klinë, kur pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili ka vjedhur një armë, me dy karikator pronë e një tjetër shqiptare. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

ME TE LEXUARAT