Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fryhet lumi Ishëm, 100 HA tokë ndodhen nën ujë, rrezikohen 4 banesa

ishemFryrja e Lumit Ishëm por edhe mosfunksionimi i kanaleve kulluese kanë bërë që me dhjetëra hektar tokë të jenë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që prodhimet janë dëmtuar plotësisht.

100 hektarë tokë në zonën e Krujës janë nën ujë si pasojë e fryrjes së lumit Ishëm nga reshjet intensive të shiut, ndërkohë që në rrezik janë edhe 4 banesa.Të përmbytura janë fshatrat Dukagjin, Miliskaje, Derven dhe Gramez .

Vetë fermerët shpjegojnë se gjendja është rënduar më shumë si pasojë e bllokimit të rrjetit të kanaleve kulluese, por edhe prej mbushjes së shtratit të lumit Ishëm me inerte që zbresin nga mali.

 

Kjo situatë në këto fshatra të Krujës përsëritet sa herë ka shira të rrëmbyshëm ndërkohë që banorët i bëjnë apel shtetit për ndihmë. Aktualisht komuna e Bubqit ka ngritur një komision për evidentimin e dëmeve të shkaktuara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet