Berisha: Prapaskena e arrestimit të Shpëtim Gjikës, ja kush e ka radhën pas tij

Politikë

berisha-fbb2015Ish-kryeministri Sali Berisha duke komentuar përmbytjet dhe arrestimin e kryetarit të bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, ka thënë se prangosja e kryebashkiakut ka prapaskena politike që lidhen me kryeministrin Edi Rama.

Berisha ka thënë se pas Shpëtim Gjikës, radhën e ka Baftjari….ja shënimi i plotë i Berishës në faqen e tij zyrtare:

Rama te permbyturve: hani Shpetim Gjiken!

Te dashur miq, Rama dhe qeveria e tij ka vendosur te shuaj zemerimin e qytetareve te permbytur te Vlores dhe Fierit me terror psikologjik. Keshtu, ne kulmin e zemerimit popullor te banoreve te zonave te permbytura, per shkak te mungeses te nje ndihme eficente nga qeveria, Rama zgjodhi ti terrorizoje ata me kurbanin e radhes, arrestimin jashte te gjitha kushteve ligjore dhe per here te dyte me te njejtat akuza te armikut tij te brendshem, Shpetim Gjika.

Dy hakmarrje, ajo patologjike e te semurit psiqik dhe "Hakmarrja per Drejtesi", arrestuan dje armikun e Partise, Shpetim Gjika. Thuhet se padine per Gjiken me urdher direkt te Rames e ka formuluar Ina Luçi, drejtoresha e INUK-ut te Vlores, koordinatorja personale elektorale e Rames, kushurira e pare dhe bashkepuntorja me e ngushte e njerit prej eksponenteve me kryesore te "Hakmarrjes per Drejtesi", Gentian Gjonaj. Miq, tani radhen e ka armik Baftjari!!

ME TE LEXUARAT