Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Atletico Madridi “shkatërron” Realin, derbi përfundon 4-0

atletiko-realmadrid15Atletico Madridi e ka shkatërruar Real Madridin të shtunën në ndeshjen e luajtur ne “Vicente Claderon”. Skuadra e Simeones e ka mposhtur Realin me rezultat 4-0, në kryederbin e kësaj fundjave në La Ligën spanjolle.

Kampionët në fuqi të Spanjës i kanë dhënë leksion Real Madridit duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes në këtë ndeshje të madhe.

Skuadra e Diego Simeones fuqishëm e nisi lojën dhe vetëm pas 14-të minutave lojë arriti të zhbllokon rezultatin përmes Tiagos, i cili ndezin atmosferën në “Vicente Calderon”, transmeton KosovaPress.

Nuk kaluan më shumë së katër minuta kur “Vicente Calderon” përsëri ndizet me super golin e Saul Niguez, i cili në gërsher mposht Iker Casillasin. Me rezultatin 2-0 në favor të Atleticos, skuadra shkuan në pushim.

Edhe në fraksionin e dytë ishin nikoqirët që e kontrolluan lojën në terren, derisa Cristiano Ronaldo më shokë assesi nuk ishte në gjendje që të ndal lojën e mrekullueshme të skuadrës vendëse.

Antonie Griezmann në minutën e 67-të i jep goditjen e tretë “Los Blancos”, duke shënuar golin e tretë për Atletico Madridin, ndërsa në minutën e 89-të, edhe kroati Mario Mandzukiç u regjistrua në listën e golashënuesve duke shënuar golin e katërt për nikoqirët.

Atletico Madrid me këtë fitore arrin në kuotën e 50-të pikëve, aq sa ka edhe Barcelona në pozitën e dytë, kurse Real mbetet në krye të tabelës më 54 pikë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet